Dialogu midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i njoftuar nga samiti i Alaskës mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, vazhdon, sipas Ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov.
Lavrov shprehu, në një intervistë për gazetën Kommersant, se të dy kombet mund të “bëjnë shumë” bazuar në mirëkuptimet e arritura nga liderët e tyre.
Ai sqaroi se presidenti Putin shkoi në Alaska me një përgjigje ndaj një propozimi amerikan, të prezantuar nga i dërhuari special i Trump, Steve Witkoff. Sipas Lavrov, mesazhi i Putinit ishte se Rusia “e pranon propozimin… dhe sugjeron një rrugë specifike për zbatimin e tij”, pa dhënë detaje.
Ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov, e përshkroi më parë ofertën e Uashingtonit si “të pranueshme”, por asnjëra palë nuk ka komentuar detajet.
Rusia ende pret një përgjigje nga SHBA-të për planin e paraqitur në Alaska.
Lavrov vlerësoi administratën Trump si të vetmen qeveri perëndimore që ka treguar përpjekje për të kuptuar shkaqet rrënjësore të konfliktit në Ukrainë.
Ai shtoi se deklaratat e fundit të SHBA-së rreth furnizimit të mundshëm të Kievit me raketa Tomahawk nuk ndikojnë në marrëveshjet e arritura në Alaska, duke i lidhur ato me presionin nga mbështetësit e Kievit në Evropën Perëndimore.
Samiti i Alaskës ishte takimi i parë ballë për ballë mes Trump dhe Putin që nga viti 2019, dhe ndonëse u cilësua produktiv, nuk u arrit asnjë përparim konkret.