Leku forcohet, Euro e Paundi bien ndaj Lekut Shqiptar

Leku forcon pozitat, euro dhe paundi në rënie

Leku ka forcuar pozitat e tij në tregun vendas të këmbimit valutor gjatë javës nga 16 deri më 21 shkurt. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedha europiane është dobësuar me 0,06 lekë gjatë kësaj fundjave.

Në fillim të javës, euroja këmbehej me 96,43 lekë, ndërsa në fundjavë vlera e saj ka rënë në 96,37 lekë.

Gjithashtu, paundi britanik ka shënuar humbje, duke u këmbyer sot me 110,35 lekë, krahasuar me 110,91 lekë që ishte të hënën.

Ndryshe nga këto dy monedha, dollari amerikan ka forcuar pozitat e tij kundrejt leku me 0,61 lekë gjatë javës. Të hënën, dollari amerikan këmbehej me 81,28 lekë, ndërsa të premten vlera e tij arriti në 81,89 lekë.

Franga zvicerane ka pësuar një rënie graduale që nga e hëna, duke u këmbyer sot me 105,51 lekë, kundrejt 105,61 lekëve që ishte në fillim të javës.

Scroll to Top