Sht. Tet 20th, 2018

Lëndë narkotike dhe një shumë të hollash, pranga adoleshentëve

Dy adoleshentë janë arrestuar nga efektivë të Komisariatit të Policisë së Sarandës, pasi janë kapur në flagrancë në zotërim të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.

Më konkretisht janë arrestuar 18-vjeçari Fabion G., nga fshati Daullas i Fierit, si dhe 19-vjeçari nga Fieri Klaus H., pasi atyre iu sekuestruan 0.25 gramë kokainë dhe 24 gramë kanabis. Në cilësinë e provës materiale, atyre iu gjet e iu janë sekuestruar edhe një shumë prej 3555 eurosh dhe 54 mijë lekësh, një automjet dhe dy celularë.

Dy adoleshentët do të procedohen më tej nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës, për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

InfoPasqyra/tch

Kronikë – Top Channel

Kategori