Lëndë plasëse në Spaç, rrezik pas shpërthimit në Lezhë

Lëndë plasëse gjendet pranë makinerive në Spaç, pas shpërthimit me tritol në Lezhë

Një sasi lënde plasëse u zbulua mëngjesin e së hënës pranë makinerive të një kompanie inertesh në Spaç, Mirditë, duke ngjallur shqetësim te punonjësit e subjektit.

Eksplozivi u gjet gjatë fillimit të punës dhe punonjësit njoftuan menjëherë policinë. Për fat të mirë, lënda plasëse nuk shpërtheu dhe nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, ndërkohë që pritet edhe ndërhyrja e forcave xheniere për çaktivizimin e kontrolluar të eksplozivit. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm.

Ky incident vjen vetëm një ditë pas një tjetër ngjarjeje të ngjashme me lëndë plasëse në vend, ku mbrëmjen e kaluar në Lezhë, tritoli iu vendos një automjeti në pronësi të një efektivi policie.

Scroll to Top