Letonia përfundon gardhin kufitar me Rusinë dhe Bjellorusinë

Letonia ka përfunduar ndërtimin e gardhit përgjatë kufirit me Rusinë.

Lajmin e ka bërë të ditur kompania shtetërore “Valsts Nekustamie Ipasumi” (VNI), e cila ishte përgjegjëse për realizimin e projektit.

Sipas raportit, në total është ndërtuar një gardh rreth 280 kilometrash në kufirin Letoni-Rus, duke krijuar një barrierë të pandërprerë në zonat e përcaktuara teknikisht.

Ndërtimi i një barriere përgjatë kufirit Letoni-Bjellorus, me gjatësi rreth 145 kilometra, u finalizua në vitin 2024.

“Vazhdojmë pajisjen e kufirit me teknologji të lartë, me synimin përfundimtar për të krijuar shërbimin më modern kufitar në kufirin lindor të Bashkimit Evropian,” deklaroi Ministri i Brendshëm i Letonisë, Rihards Kozlovskis.

Janë vënë re se puna në infrastrukturën kufitare është duke vijuar. Kjo përfshin rrugë patrullimi, shtigje në zona kënetore, si dhe objekte të tjera inxhinierike.

Scroll to Top