Departamenti Amerikan i Drejtësisë: Letra e Epstein drejtuar Nassarit është e rreme
Një letër që dyshohet se i është dërguar në vitin 2019 nga Jeffrey Epstein shkelësit seksual të dënuar, Larry Nassar, është e rreme, ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Drejtësisë të martën vonë.
Në këtë letër, e cila është përfshirë në një grup të fundit dokumentesh të lidhura me Epstein, pretendohet se Epstein shkruante se Donald Trump “i pëlqejnë vajzat e reja dhe tërheqëse”.
Në një deklaratë, departamenti sqaroi:
- FBI ka konfirmuar se letra e supozuar e Jeffrey Epstein drejtuar Larry Nassar është e RREME.
- Letra e rreme është marrë nga burgu dhe iu raportua FBI-së në atë kohë.
- FBI arriti në këtë përfundim bazuar në provat e mëposhtme:
- Shkrimi i dorës nuk përputhet me atë të Jeffrey Epstein.
- Letra ka vulën postare tre ditë pas vdekjes së Epstein në Virxhinian Veriore, ndërkohë që ai ishte i burgosur në Nju Jork.
- Adresa e kthimit nuk e rendiste burgun ku mbahej Epstein dhe nuk përfshinte numrin e tij të të burgosurit, i cili kërkohet për dërgimin me postë.
Ky rast na kujton se vetëm sepse një dokument publikohet nga Departamenti i Drejtësisë, nuk do të thotë se akuzat ose ankesat e përfshira në të janë të vërteta. Megjithatë, Departamenti i Drejtësisë do të vazhdojë të publikojë të gjitha materialet e kërkuara me ligj.
Nuk është e qartë nëse Epstein dhe Nassar, mjeku i ekipit olimpik të gjimnastikës amerikane i dënuar për abuzim seksual, njiheshin.
Letra e dyshuar, daton tre ditë pas vdekjes së Epstein dhe ka vulën postare të datës 13 gusht 2019, tre ditë pas vdekjes së tij në burg, e cila besohet të ketë qenë vetëvrasje. U gjet në kutinë postare të burgut disa javë më vonë, pasi u kthye nga një burg në Arizona me shënimin “nuk është më në këtë adresë”.
Donald Trump ka mohuar vazhdimisht çdo dijeni për aktivitetet kriminale të Epstein ose çdo përfshirje në ndonjë keqbërje.
Nassar po vuan një dënim me 60 vjet burg në një burg federal për posedim të imazheve të abuzimit me fëmijë. Në vitin 2018, ai u dënua me 40 deri në 175 vjet burg në një burg të Michiganit pasi u deklarua fajtor për shtatë akuza për sulm seksual. Gjatë gjyqit, më shumë se 150 gra thanë se ai i abuzoi seksualisht ato.
