Kapiteni i Polonisë, Robert Levandovski merr një vendim drastik pas eliminimit nga Botërori.
Pas fitores kundër Shqipërisë që e dërgoi në finalen e madhe, Polonia u eliminua nga Suedia, duke lënë pa realizuar ëndrrën për Kupën e Botës. Menjëherë pas humbjes, kapiteni Robert Levandovski ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, e cila ka nxitur reagime të shumta.
Kjo mund të jetë paraqitja e tij e fundit me ekipin kombëtar të Polonisë.
Menjëherë pas fishkëllimës finale, zhgënjimi ishte i dukshëm në fytyrën e kapitenit polak. Ai ecri i vetëm në fushë dhe u kthye i vetëm në dhomat e zhveshjes.
Fotografia e publikuar në “InstaStory” u shoqërua me këngën “Koha për të thënë lamtumirë”, duke ngritur menjëherë pikëpyetje mbi të ardhmen e tij në kombëtare.
