Hën. Nën 19th, 2018

Lezhë, zgjidhet projekti fitues për shtatoren e Skënderbeut

TIRANË,16 tetor . – Komisioni i ngritur nga Bashkia e Lezhës, pas votimit të fshehtë përzgjodhi bocetin fitues në konkursin e organizuar për vendosjen e shtatores monumentale të Gjergj Kastriotit, në sheshin me të njëjtin emër në qendër të qytetit.

Fituesi u shpall punimi me autor skulptorin Ardian Pepa. Në vendin e dytë u përzgjodh punimi me autor skulptorin Kreshnik Xhiku dhe në vendin e tretë punimi me bashkëautorë Idriz Balani dhe Bujar Lila.

Boceti fitues i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkia e Lezhës si në ide dhe në realizim. Po ashtu, të tre punimet më të mira që shkuan në fazën finale kanë marrë vlerësimin maksimal edhe nga profesionistët e fushës dhe kritikët e artit. /a.a/j.p/

Kategori