Libani ndërpret marrëdhëniet me Iranin, dëbon ambasadorin

Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin dhe dëbon ambasadorin iranian.

Libani ka tërhequr akreditimin e ambasadorit iranian, i cili së fundmi u emërua në Bejrut, duke i dhënë atij afat deri të dielën për t’u larguar nga vendi. Njoftimi u bë nga Ministria e Jashtme, duke theksuar se afati për largim është deri të dielën.

Kjo masë u mor pasi Bejruti akuzoi Gardën Revolucionare të Iranit se drejtonte operacionet e Hezbollahut kundër Izraelit nga Libani dhe njoftoi se po ndalonte aktivitetet e tyre në territorin libanez.

Ministria gjithashtu deklaroi se kishte thirrur të ngarkuarin me punë iranian dhe e kishte informuar atë për vendimin e autoriteteve për të shpallur ambasadorin Mohammad Reza Raef Sheibani, i cili u emërua në shkurt, si “person non grata”.

Scroll to Top