Libani do të marrë pjesë në bisedimet në Uashington për armëpushimin.
Zyrtarë libanezë do të udhëtojnë drejt Uashingtonit në ditët e ardhshme për të marrë pjesë në bisedime për armëpushim, sipas raportimeve të ‘skynews’.
Një zyrtar i lartë libanez ka deklaruar se Libani e konsideron armëpushimin si një parakusht për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë me Izraelin.
Megjithatë, data e saktë e takimit ende nuk është konfirmuar.
Ky njoftim vjen pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli do të fillojë negociatat me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Më herët, Netanyahu kishte këmbëngulur se armëpushimi SHBA-Iran, për të cilin u arrit dakord më parë gjatë kësaj jave, nuk vlejnë për veprimet e Izraelit në Liban.
