Konflikti në Lindjen e Mesme: Libani do të marrë pjesë në bisedimet në Uashington për armëpushim
Libani do të marrë pjesë në bisedimet për armëpushim që do të mbahen në Uashington. Sipas burimeve të ‘skynews’, zyrtarët libanezë do të udhëtojnë drejt Uashingtonit në ditët në vijim.
Një zyrtar i lartë libanez ka deklaruar se arritja e një armëpushimi është parakusht për Libanin për të arritur një marrëveshje më të gjerë me Izraelin. Megjithatë, data e saktë e takimit nuk është konfirmuar ende.
Ky njoftim vjen pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij do të fillojë negociatat me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”. Më herët, Netanyahu kishte këmbëngulur se armëpushimi SHBA-Iran, për të cilin u ra dakord më parë këtë javë, nuk vlen për veprimet e Izraelit në Liban.
