Hën. Kor 16th, 2018

Librazhd, aksidentohet me motoçikletë, ndërron jetë në spital

Foto ilustruese

Një aksident rrugor me një të vdekur është shënuar në aksin Prrenjas-Librazhd.

Sipas komunikatës së policisë, në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës”, 60-vjeçari Zyrdi Hasani nga Gostivari, i cili po udhëtonte me motoçikletë, ka dalë nga rruga, duke mbetur i plagosur.

Në ndihmë të tij kanë ardhur kalimtarë të rastit, që e kanë transportuar për në Spitalin e Librazhdit, aty ku si pasojë e plagëve të marra ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Një grup hetimor ka qenë në vendngjarje për të mësuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit, teksa dyshohet paraprakisht që ai të ketë ardhur si pasojë e lagështisë në rrugë.

InfoPasqyra/tch