Radhë kilometrike në rrugën Librazhd-Elbasan, bllokohet lëvizja e makinave
Janë raportuar radhë të gjata automjetesh në rrugën Librazhd-Elbasan. Qytetarët raportojnë se kolona e automjeteve shtrihet për kilometra të tërë, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit prej disa orësh.
Radha e gjatë është formuar në pjesën e rrugës që po zgjerohet për korridorin tetë.
