Mediat izraelite raportojnë se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, mund të jetë vrarë, pasi janë humbur të gjitha kontaktet me të.
Ndër objektivat e goditura të shtunën në mëngjes ishte pallati i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, në Teheran, i cili u shkatërrua plotësisht, si dhe dhjetëra objektivë të tjerë ushtarakë dhe të regjimit në të gjithë vendin.
Sipas një zyrtari izraelit, Khamenei, Presidenti Masoud Pezeshkian dhe komandantët e lartë të regjimit dhe ushtrisë ishin në shënjestër, megjithëse rezultatet e sulmeve ishin të paqarta.
