Mar. Nën 20th, 2018

Liga e Kombeve, sot radha e Italisë e Rusisë

Sot është radha e Italisë që të luajë sfidën e parë në Ligën e Kombeve. skuadra 4 herë kampione e botës do të luajë më Poloninë për Grupin 3 të Ligës A për të nisur një cikël të ri nën drejtimin e Roberto Mancinit, për të cilin kjo është ndeshja e tij e parë zyrtare në pankinën e Italisë.

Ajo që do të luhet në Bologna, do të jetë sfida e 15 mes Italisë dhe Polonisë. Bilanci i 14 ndeshjeve të mëparshme flet për një avantazh të Italisë, me 5 fitore kundrejt 3 të polakëve, ndërsa 6 ndeshje kanë përfunduar në barazim. herën e fundit që Italia dhe Polonia kanë luajtur me njëra-tjetrën ka qenë në vitin 2011 në Vroklav me Italinë që fitoi 2-0 me gola të Balotellit dhe Pazzinit.

Tjetër sfidë interesante e Nations League është ajo që do të luhet mes Turqisë dhe Rusisë e vlefshme për grupin 2 të Ligës B të këtij evenimenti. Kjo do të jetë përballja e pestë mes Turqisë dhe Rusisë me këtë të fundit që ka një avantazh të dukshëm në 4 sfidat e para pasi ka 2 fitore dhe 2 barazime kundrejt turqve.

Herën e fundit që Turqia dhe Rusia luajtën kundër njëra-tjetrës ishte në miqësoren e muajit qershor të këtij viti, sfidë që u mbyll me barazimin 1-1. Ndeshje të tjera që do të luhen në ditën e sotme për Nations league janë edhe Lituani-Serbi e derbi ballkanas mes Rumanisë dhe Malit të Zi.

InfoPasqyra/tch

Kategori