Liridon Berisha burgim të përjetshëm për vrasje gruaje

Gjykata në Francë e lë Liridon Berishën në burgim të përjetshëm për ekzekutimin e partneres.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Meurthe-et-Moselle, Francë, ka dënuar me burgim të përjetshëm 27-vjeçarin Liridon Berisha, i cili vrau partneren e tij, Stephanie Di Vincenzo, në maj të vitit 2021.

Vendimi përfshin një periudhë prej 18 vitesh pa të drejtë lirimi me kusht, një ulje nga dënimi fillestar prej 22 vitesh i parashikuar në shkallë të parë.

Stephanie Di Vincenzo, vetëm 22-vjeçe, u godit me thikë në rrugë teksa përpiqej të arratisej dhe kërkonte ndihmë pranë komisariatit të Hayange, pak metra larg banesës së saj.

Prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, e cilësoi ngjarjen si një akt të dhunshëm “jashtë çdo normale”. Ai shtoi se prania e dëshmitarëve dhe e vajzës nuk e penguan agresorin të vazhdonte sulmin, duke e goditur viktimën për ta dobësuar dhe më pas duke i dhënë goditje poshtëruese.

Ngjarja e rëndë ndodhi para syve të fëmijës 4-vjeç të çiftit, ndërsa dëshmitarë fqinjë raportuan për dhunë ekstreme.

Më parë, Berisha ishte dënuar me një vit burg për shkelje të rregullave të trafikut. Ai kishte përfituar nga një dënim i reduktuar dhe ishte lënë në arrest shtëpiak, me mbikëqyrje elektronike, disa ditë para kryerjes së krimit.

Scroll to Top