Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj
Arbër Paplekaj është liruar nga burgu. Mësohet se Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin me kusht të tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 prill të vitit 2021 në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Vrasja ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 dhe në atë kohë pati një përplasje mes dy grupeve të militantëve.
