## LIVE LIVERPUL-REAL MADRID: Spektakël dhe polemika, mbyllet pjesa e parë në “Anfield” (VIDEO)
Liverpuli dhe Real Madridi zhvillojnë një supersfidë në Ligën e Kampioneve. Madrilenët hyjnë në fushën e “Anfield” si favoritë, duke pasur parasysh ecurinë e tyre pozitive si në La Liga, ashtu edhe në këtë kompeticion. Nga ana tjetër, “të kuqtë” e trajnerit Slot kanë siguruar dy fitore dhe një humbje në tre javët e para të fazës së grupeve. Ish-mesfushori i Liverpulit, Çabi Alonso, aktualisht trajner, si dhe mbrojtësi Trent Aleksandër Arnold, sot ndeshen si rivalë kundër kampionëve të Premier Ligës.
**LIVE: LIVERPUL – REAL MADRID 1-0 Mek Alister 61′**
**KOMENTI LIVE:**
* **61′** Më në fund zhbllokohet rezultati. Mek Alister shënon me kokë brenda zonës pas një krosi nga e djathta. Anglezët festojnë. (VIDEO)
* **47′** Një mbrëmje magjike për portierin Thibaut Courtois, i cili bëhet heron i skuadrës me dy pritje vendimtare. Fillimisht, ai ndal goditjen e Van Dijk, ndërsa në rastin e dytë, lojtari Ekitike “flirton” me golin.
* **Mbyllet pjesa e parë!**
* **45′** Reali kundërpërgjigjet me një tentativë nga Bellingham, por pritja vendimtare e portierit Mamardashvili me këmbë parandalon golin.
* **42′** Një tjetër pritje spektakolare e Courtois, i cili i mohon sërish golin hungarezit Szoboszlai duke pritur me këmbë goditjen e tij.
* **32′** Polemikë në “Anfield”. Liverpuli kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Tchouaméni. Fillimisht, arbitri akordoi faull në hyrje të zonës, por pas shqyrtimit të pamjeve në VAR, arbitri rumun e ndryshoi vendimin, duke e konsideruar si prekje me dorë në pozicion natyral.
* **27′** Fantastik Courtois, i cili i mohon një gol të sigurt hungarezit Szoboszlai. Portieri belg ndal me këmbë goditjen e mesfushorit.
* **8′** Minuta të qeta, me të dyja skuadrat që tentojnë të marrin kontrollin e lojës.
* **1′** Starton sfida!
**FORMACIONET ZYRTARE**
PANORAMASPORT.AL
