Mër. Dhj 19th, 2018

Liverpuli censuron Barcelonën

Barcelona nuk do të mund të blejë futbollistë nga Liverpuli për 3 vjet.

Ky është lajmi më i fundit që vjen nga Spanja dhe më konkretisht nga radioja “Cadena Ser”. Sipas kësaj të fundit, klubi anglez në momentin transferimit të futbollistit brazilian te Barcelona, përfshiu një klauzolë në kontratë që i pengon kampionët e Spanjës të tentojnë të sjellin në Camp Nou lojtarë nga Liverpuli, klauzolë kjo që është respektuar në vitin e parë të saj dhe tani mbeten edhe 2 vjet të tjerë.

Filipe Coutinho u transferua te Barcelona në janar të këtij viti pas një sërë tratataivash të vështira me “The Reds” që nisën në gusht të 2017, me katalanasit që nisën kërkimet për zëvendësimin e Neymar të larguar në drejtim të Paris Saint Germain.

Shifra prej 160 milionë eurosh për kartonin e futbollistit, kontrata e tij me pagë 14 milionë euro në sezon deri në 2023 dhe klauzola e zgjidhjes së saj prej 400 milionë eurosh, ishin faktorët kyçë që mundësuan transferimin e futbollistit te Barcelona në fillim të këtij viti.

InfoPasqyra/tch

Kategori