Mar. Tet 16th, 2018

Llogora, shkrumbohet mjeti, shpëtojnë udhëtarët

Një automjet është përfshirë nga flakët në zonën e Llogorasë të qytetit të Vlorës, e për pasojë është shkrumbuar i tëri.

Ngjarja është shënuar vetëm pak momente më parë, por pa u shoqëruar me të plagosur.

Nga raportimet paraprake thuhet se personat që udhëtonin me të e kanë ndierë erën e të djegurës dhe e kanë braktisur shumë shpejt automjetin.

Gjatë djegies së tij është shënuar edhe pak trafik në qarkullim në këtë aks tejet të frekuentuar gjatë sezonit veror, por makinat e tjera nuk janë penguar në lëvizjen e tyre në të dyja kahet.

InfoPasqyra/tch

Kronikë – Top Channel

Kategori