Mar. Gus 14th, 2018

“Lodra” më e re e Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç po e gëzon në maksimum jetën në Kaliforni. Sulmuesi suedez i LA Galaxy, që po ndihmon skuadrën e tij në MLS me golat e shënuar, ka gjetur mënyrën për të plotësuar kapriçot e tij.

Bëma e fundit e tij është shëtitja në rrugët e Los Angelesit me “lodrën” e tij më të re: një Harley Davidson.

Ibra e publikoi videon e tij në rrjetin social “Instagram”, me futbollistin që shfaqej i mbrojtur me kaskën në kokë.

Ibrahimoviç duket se është në humor shumë të mirë. Vetëm një ditë më parë, 36-vjeçari postoi një foto të tijën duke mbajtur mbi shpinë agjentin Mino Raiola gjatë stërvitjes, duke ironizuar me frazën: Kur agjenti yt të shtrydh deri në qindarkën e fundit.

InfoPasqyra/tch