Hën. Tet 22nd, 2018

LONDËR – Të shtëna me armë në Manchester, 10 të plagosur

LONDËR, 12 gusht /ATSH-AFP/ – Të shtëna me armë janë regjistruar në qytetin e Manchesterit, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

“Të paktën 10 persona janë plagosuar dhe janë dërguar në spital pas të shtënave me armë në Manchester, në veri të Anglisë”, theksoi policia.

Policia u njoftua në orën 02:30 në Claremont Road, në lagjen e Moss Side dhe zbuloi se disa persona ishin plagosur.

Viktimat ishin plagosur, por nuk kishin rrezik për jetën.

Ngjarja ndodhi disa orë pasi kishte përfunduar festa e Karnavaleve të Karaibeve, ndërsa në “Claremont Road” kishte shumë njerëz që lëviznin.

Oficerët e policisë kanë marrë situatën nën kontroll dhe po hetojnë për të gjetur shkakun dhe autorët e ngjarjes, që mund të kishte pasoja shumë më të rënda.

“Aktualisht kemi rreth 10 persona të shtruar në spital, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, shumica e tyre nuk janë në rrezik për jetën. Po hetojmë ngjarjen, por paraprakisht mund të themi se nuk ka të dhëna për një sulm terrorist”, theksoi një zyrtare e policisë së Manchesterit./
/ec/

Kategori