Hën. Nën 19th, 2018

Lotaria për pushime falas te “Ishulli i Seksit” tërheq mijëra aplikantë

“Me mijëra persona kanë hyrë në garë për të fituar një biletë falas te i famshmi ‘Ishulli i Seksit’”, thanë organizatorët.

Bëhet fjalë për një udhëtim katër-ditor te një ishull misterioz në Karaibe, ku bileta kushton zakonisht 5000 euro, dhe pjesëmarrësve u ofrohet alkool pa kufi, seks e madje edhe përdorim droge. Vetëm 50 vende janë të lira.

Ky eveniment që ka marrë shumë kritika për shthurjen që ofron, organizohet nga një kompani kolumbiane turizmi. Për t’u bërë pjesë e lotarisë, pjesëmarrësit duhet të blejnë diçka nga faqja e tyre e internetit.

Fituesi shpallet më 1 Dhjetor.

Pushimet bëhen në një ishull tropikal ku thuhet se lejohet përdorimi i drogës, por do të ketë dhe shëtitje me jaht.

InfoPasqyra/tch

Kategori