Fotolajm: Xhoana Nano nuk i përmban lotët gjatë homazheve
Momente të dhimbshme janë regjistruar gjatë homazheve të zhvilluara në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. Bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, nuk ka mundur të fshehë emocionet dhe lotët për humbjen e të shoqit.
Pamjet dëshmojnë dhimbjen e familjes dhe lidhjen e thellë me figurën e Nanos, një nga liderët më të njohur të politikës shqiptare. Në krah të Xhoana Nanos ka qëndruar edhe djali i Fatos Nanos.
Ndërkohë, një numër i madh qytetarësh kanë bërë homazhe në nder të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Partisë Socialiste.
