Lubonja: Gjykata Kushtetuese po “luan volejboll” me Ramën për çështjen Balluku
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, komentoi zvarritjen e procesit të çështjes “Balluku” në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin e Mandateve në Kuvend.
Lubonja u shpreh se Gjykata Kushtetuese, duke shtyrë vendimin, tregon se po “luan volejboll” me kryeministrin Rama, i cili del si “regjisori i kësaj shfaqjeje”.
“Këtu është problemi, çfarë u dikton banda anëtarëve të vet. Ka qenë dita e provës për gjithë zhurmën e madhe të reformës në drejtësi, që po bën pastrimin e Shqipërisë nga korrupsioni. Ky është testi përfundimtar, që drejtësia ka qenë me regji, që Rama thotë do prekim të paprekshmit. ‘I paprekshmi jam vetëm unë’. Sulmoi dhe opozitën me këtë rast. Kur vjen puna, se ky është regjisori, pyetja e madhe që ngrihet, kush është regjisori, Rama apo amerikanët? A është regjisori? Dhe çfarë thotë regjisori? Drejtësia nuk është vetëm SPAK. GJK luan volejboll me Ramën. Nuk bëhet drejtësia për mbarë kur gjithë politika ecën në krahun e kundërt. Luajnë volejboll me Ramën që ta shtyjmë deri pas 3 muajsh”, – tha ai.
