Lufta në Lindjen e Mesme: Iraku në konflikt, depot e naftës në flakë

Lufta në Lindjen e Mesme: Iraku përfshihet në konflikt, depot e naftës në jug të Basrës në flakë

Edhe Iraku duket se është përfshirë nga flakët e luftës kundër Iranit. Vendit i është kthyer në një fushëbetejë qendrore, me sulme të vazhdueshme ndaj infrastrukturës strategjike, instalimeve ushtarake amerikane dhe objektivave politike.

Tensionet po përshkallëzohen në mënyrë të rrezikshme pas sulmeve të koordinuara të nisura nga dronë iranianë dhe forca të lidhura drejtpërdrejt me Teheranin. Këto sulme synojnë zemrën e industrisë së naftës dhe praninë ndërkombëtare në vend.

Në Irakun jugor, flakët përfshiu depot e pajisjeve në fushën e naftës Narjisiya, në jug të Basrës, pas një sulmi me dron iranian që shkaktoi dëme të mëdha.

Në të njëjtën kohë, baza amerikane Victoria (Kampi Victory), pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, u godit nga një breshëri dronësh dhe raketash. Sulmet, që u atribuohen grupeve irakiane të mbështetura nga Irani, shkaktuan zjarre të mëdha dhe vunë në gatishmëri sistemet e mbrojtjes ajrore.

Scroll to Top