Lufta në Lindjen e Mesme: Paqe e pamundur pa fundin e pushtimit

Erdogan: Nuk ka paqe në Lindjen e Mesme me Izraelin që vazhdon pushtimin e Gazës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi të hënën se nuk do të ketë paqe në Lindjen e Mesme për sa kohë që Izraeli vazhdon pushtimin e Palestinës. Ai theksoi se sigurimi i paqes në rajon është i pamundur pa përfundimin e pushtimit dhe krijimin e një shteti palestinez brenda kufijve të vitit 1967.

“Për sa kohë që Palestina vuan, asnjë vend në rajon nuk mund të ndihet i sigurt,” tha ai në një fjalim drejtuar kombit.

Erdogan shtoi se Turqia vazhdon të dërgojë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, pavarësisht pengesave të hasura nga Izraeli. Ai informoi se anija e 18-të me ngarkesa humanitare ka mbërritur në rajon dhe se dyzet e shtatë kamionë me ndihma kanë arritur në pikën e kontrollit të Rafah.

“Ne duhet të ndihmojmë urgjentisht banorët e Gazës që jetojnë në kampe me tenda. Dërgimi i kontejnerëve në Gaza nga vendi ynë do të ndihmojë në përmirësimin e situatës atje,” përfundoi Erdogan.

Scroll to Top