Lindja e Mesme përballet me sulme ajrore dhe kaos. Presidenti i Iranit, duke nxitur tensionet, deklaroi se hakmarrja është “e drejtë dhe detyrë legjitime” për Iranin.
Presidenti Masoud Pezeshkian theksoi në një deklaratë se Teherani e konsideron hakmarrjen si “të drejtë dhe detyrë legjitime” dhe do të bëjë çmos për ta përmbushur këtë angazhim.
Mediat shtetërore raportuan se Zëvendëspresidenti i Parë Mohammadreza Aref u kishte dhënë udhëzime ministrave dhe guvernatorëve për të siguruar funksionimin pa ndërprerje të administratës së vendit në kohë lufte.
Kujtojmë se Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Khamenei, humbi jetën në sulmet e përbashkëta të SHBA dhe Izraelit, të cilat goditën Iranin që nga dita e djeshme.
