Luis Hasa shkëlqen në Serie B, asist spektakolar në fitoren e Karrarezes

VIDEO/ Sapo la Italinë për Shqipërinë, sulmuesi dhuron një asist spektakolar në fitoren e skuadrës që synon Serinë A

Luis Hasa vijon të jetë një figurë kyçe në këtë edicion të Serie B, duke shkëlqyer me fanellën e Karrarezes. Ai po dëshmon se nuk është rastësi që cilësohej si një nga talentet më të vlerësuar të futbollit të moshave në Itali.

Sulmuesi, i cili zyrtarisht u largua nga skuadra italiane dy javë më parë dhe vendosi të përfaqësojë Shqipërinë, ishte protagonist edhe në ndeshjen e sotme, ku Karrareze fitoi 3-1 kundër Specias.

Hasa ishte titullar si zakonisht në këtë duel dhe la gjurmë duke dhënë një asist për golin e tretë të ekipit të tij, duke çuar rezultatin në 3-1. Në minutën e 63-të të lojës, ai asistoi në mënyrë perfekte nga e majta, drejt shtyllës së dytë, ku Abiuso nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Ky ishte asistimi i katërt i Hasës në kampionat këtë sezon, teksa ai ka shënuar gjithashtu 5 gola. Performancat e tij po ndihmojnë Karrarezen të ngjitet në renditje, duke u afruar vetëm 2 pikë larg zonës së “play-off”-it për ngjitjen në Serie A.

Scroll to Top