Erzeni arrin nivelin maksimal, rrezikohet dalja nga shtrati
Prurjet e lumit Erzen kanë arritur nivelin maksimal, duke rritur rrezikun e daljes nga shtrati.
Situata më problematike paraqitet në urën që lidh njësinë administrative Sukth me atë të Katundit të Ri.
Lidhur me këtë situatë, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka reaguar duke informuar se ekipet e emergjencës ndodhen në terren.
“Prurjet e lumit Erzen kanë arritur kuota maksimale. Në urën lidhëse midis njësisë Sukth dhe asaj të Katundit të Ri po merren masa për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit. Ekipet e emergjencave janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve të këtyre zonave”, shkroi Sako.
