Moti i keq, ndalohet lundrimi në Vlorë
Si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit, kapiteneria e Portit në Vlorë ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit, duke filluar nga ora 12:00 e datës 24.01.2026 deri në datën 26.01.2026 në orën 06:00.
Kjo masë është marrë për të parandaluar çdo situacion të papritur për shkak të kushteve atmosferike të këqija.
Ndërkohë, njoftohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka anuluar mbërritjen datën 25.01.2026.
