Machado fiton Nobel Paqe, ia dedikon Trump e Venezuelës

Udhëheqësja e opozitës së Venezuelës, Maria Corina Machado, është fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Ajo e ka dedikuar këtë çmim popullit të Venezuelës dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke theksuar se mbështetja tek ai është vendimtare.

Machado mori lajmin e çmimit nëpërmjet një telefonate nga Komiteti Norvegjez i Nobelit. Ajo e përshkroi çmimin si një “nxitje” për luftën e saj për liri dhe shprehu bindjen se do të fitojnë.

Në Platformën X, ajo shkroi: “Më shumë se kurrë më parë, ne po mbështetemi te Presidenti Trump” për të vendosur anije luftarake në Detin e Karaibeve. Machado ka falënderuar më parë Trump dhe administratën e tij për “mbështetjen e palëkundur” ndaj kauzës së vendosjes së demokracisë në Venezuelë.

Ajo e konsideroi veten si “ultraliberale pro-Trump” dhe ia dedikoi Çmimin Nobel si Presidentit të SHBA-së, ashtu edhe popullit të Venezuelës. Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë vlerësoi se Komiteti i Nobelit “e vuri politikën përpara paqes”.

Presidenti i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Jörgen Vadne Fridnes, e përshkroi Machado si një nga “shembujt më të pazakontë të guximit qytetar në Amerikën Latine kohët e fundit”.

Machado hyri në politikë në fillim të viteve 2000 me qëllimin për rrëzimin e regjimit Çavist. Pavarësisht popullaritetit të saj, ajo u ndalua të kandidonte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ku Nicolas Maduro u shpall fitues.

Leave a Comment

Scroll to Top