VIDEO/ Macron mbërrin në Pekin, i shoqëruar nga Brigitte, Presidenti francez do të takohet me Xi Jinping
Presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kinë. Ky takim vjen në një kohë kur tensionet me Pekinin janë në rritje, po ashtu edhe lufta në Ukrainë ka sjellë diskutime të shumta. Në fokus të kësaj vizite do të jenë edhe marrëdhëniet tregtare.
Presidenti francez do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping. Gjatë kësaj vizite zyrtare, Macron është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte.
“Ju faleminderit shumë për praninë tuaj sonte dhe për gjithë punën që do të bëjmë së bashku”, tha ministri i Jashtëm kinez Ëang Yi, ndërsa mirëpriti Macron dhe Brigitte.
Presidenti francez shoqërohet nga gjashtë ministra (të Punëve të Jashtme, Ekonomisë, Bujqësisë, Mjedisit, Arsimit të Lartë, Kulturës) dhe 35 krerë të grupeve kryesore.
⚡️ TANI: Macron mbërrin në Kinë për një vizitë shtetërore 3-ditore. — S2FUncensored (@S2FUncensored)
