Diskutimet në Gjenevë dhe plani i paqes në Ukrainë, Macron pret Zelenskyn të hënën në Paris
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Pallatin Elysee në Paris, ku do të pritet nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron.
Sipas një njoftimi nga Presidenca Franceze, dy liderët pritet të diskutojnë “kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, pas bisedimeve të zhvilluara në Gjenevë dhe planit amerikan për paqe.
Vizita e fundit e Zelensky-t në Paris ishte më 17 nëntor.
