Maduro paraqitet në gjyq në Nju Jork, i mbrojtur nga avokati i Julian Assange
Nicolas Maduro do të mbrohet nga avokati Barry Joel Pollack, i njohur gjithashtu përfaqësimin e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.
Pasi dëgjoi një përmbledhje të akuzave kundër tij, Maduro u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale në Nju Jork.
“Nuk jam fajtor”, u shpreh Maduro kur gjykatësi Hellerstein e pyeti se çfarë dëshironte të deklaronte. “Unë jam një njeri i ndershëm. Unë jam ende president i vendit tim”, shtoi ai.
