Die. Sht 23rd, 2018

Makina përplas fëmijën në Elbasan, ndalohet drejtuesi

Një fëmijë 8 vjeç është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh.

Fëmija A.S. është dërguar në spital, nga ku mësohet fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit tip “Benz”, me targa AA 719, që shkaktoi aksidentin, shtetasin Besim Vreto , 37 vjeç , banues në Tiranë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

InfoPasqyra/tch

Kategori