Makina shpërthen në flakë tek Unaza e Madhe në Tiranë
Një automjet shpërtheu në flakë pasditen e kësaj të marte, 27 janar 2026, në autostradën e Unazës së Madhe në Tiranë. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur pranë liqenit të thatë.
Arsyeja e shpërthimit të automjetit nuk dihet ende. Pamjet nga vendngjarja tregojnë praninë e efektivëve të policisë për menaxhimin e trafikut.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
