Hën. Tet 22nd, 2018

MALAJZI – Ish-kryeministri Najib sërish nën akuzë për shkelje të besimit

KUALA LUMPUR, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti malajzian, Najib Razak u akuzua sot për përvetësim fondesh në një skandal të gjerë financiar ndërkombëtar, ku tashmë akuzohet për shkelje të besimit pas humbjes në zgjedhjet e majit.

Ai mbërriti në gjykatën e Kuala Lumpurit, i tronditur pas marrjes në pyetje. Najib është i akuzuar për tre vepra penale për përvetësim të dyshuar prej 42 milion ringit (8,9 milionë euro). Ai u mbrojt duke mos pranuar akuzat për të cilat mund të rrezikojë deri në 15 vite burg secila.

Aktakuzat e reja i shtohen atyre për shkelje të besimit që u ngritën ndaj tij në muajin korrik, tre krime të tjera për të cilat ai rrezikon deri në 20 vite burg secila.

Të gjitha aktakuzat janë të lidhura me çështjen e 1MDB, fondit sovran të krijuar nga Najib në kohën e marrjes së pushtetit në vitin 2009 dhe sot me një borxh në nivelin e 10 miliardë eurove. Skandali për përvetësim fondesh që po trondit Malajzinë prej disa vitesh ndikoi në humbjen e bujshme në zgjedhjet parlamentare në maj të ish-koalicionit në pushtet prej 61 vitesh dhe i drejtuar nga Najib./

/v.b/

Kategori