Maldivet ndalojnë duhanin për të rinjtë: Histori mbarëbotërore

Maldivet bëjnë histori! I pari vend në botë që vendos ndalim të përhershëm të duhanit për të rinjtë e lindur pas 2007.

Maldivet, duke filluar nga data 1 nëntor, ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin e pirjes së duhanit për të gjithë individët e lindur pas janarit 2007. Kjo masë i bën Maldivet vendin e vetëm në botë me një ndalim të tillë, brez pas brezi.

Masa, e iniciuar nga presidenti Mohamed Muizzu, synon të mbrojë shëndetin publik dhe të promovojë breza të ardhshëm pa duhan. Sipas dispozitës së re, individëve të lindur më 1 janar 2007 ose pas kësaj date u ndalohet blerja, përdorimi ose shitja e produkteve të duhanit brenda territorit të Maldiveve. Kjo rregullativë vlen edhe për vizitorët që udhëtojnë drejt ishujve koralorë.

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar gjithashtu se është i ndaluar importi, shitja, shpërndarja, posedimi dhe përdorimi i cigareve elektronike. Ky vendim zbatohet për të gjithë individët, pavarësisht moshës.

Për shitjen e produkteve të duhanit një personi të mitur, parashikohet një gjobë prej 50,000 rufija (rreth 3,200 dollarë), ndërsa përdorimi i pajisjeve elektronike të duhanit është i dënueshëm me gjobë prej 5,000 rufija (rreth 320 dollarë).

Scroll to Top