Mali i Zi: Policia rrethon shtëpinë e vëllait të Milo Gjukanoviç

Mali i Zi: Policia rrethon shtëpinë e vëllait të Milo Gjukanoviç

Policia e Malit të Zi ka rrethuar një banesë në qendër të Podgoricës, ku jeton biznesmeni Aco Gjukanoviç. Sipas mediave vendase, pritet të kryhet një inspektim i pronave të tij. Aco Gjukanoviç është vëllai i ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Një pjesë e rrugës është mbyllur për qarkullim. Qendra Malazeze për Gazetari Investigative raportoi në shtator 2023 se Aco Gjukanoviç ishte zhvendosur në Luksemburg menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ku kishte nisur projekte të reja biznesi.

Scroll to Top