Mallra kontrabandë në Durrës, arrestohet 59-vjeçari
Një 59-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit. Sipas policisë, i arrestuari, banues në Maqedoni, ka tentuar të nxjerrë nga territori shqiptar dhjetëra steka me cigare elektronike, duke i fshehur në automjetin që drejtonte.
Policia Kufitare e PKK Port, Durrës, vijon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Një 59-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare elektronike, të fshehura në automjetin që drejtonte.
Janë sekuestruar 37 steka me cigare elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku shtetasi i arrestuar kishte fshehur mallrat.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme ndaj shtetasve dhe mjeteve që lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni, pasi gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte u konstatuan të fshehura 37 steka me paketa me cigare elektronike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
