Marrëveshje e arritur: Roberto Mançini drejt rikthimit në pankinë te klubi ku filloi karrierën si trajner Çavi Hernandez
Roberto Mançini është shumë pranë kthimit në fushën e lojës si trajner. Ish-trajneri i kombëtares së Arabisë Saudite, i cili pak kohë më parë i dha fund kontratës me këtë të fundit, do të rifillojë punën me klube, përsëri në vendet arabe.
Mançini ka pritur më kot një ftesë nga Juventusi. Ky i fundit duket se nuk ka qenë i interesuar për koston e lartë të operacionit, si dhe është shqetësuar nga reagimi i tifozëve, të cilët nuk e dëshironin për shkak të së kaluarës së tij me Interin.
Trajneri italian më parë kishte refuzuar një ofertë ekonomike shumë të rëndësishme nga Katari për Juventusin. Klubi i Al Sad i ofronte mundësinë për të marrë drejtimin e ekipit. Pasi dështoi marrëveshja me Juventusin, Mançini rifilloi bisedimet me klubin më të madh të Katarit dhe raportohet se ka pranuar ofertën e tyre për të rinisur karrierën atje.
Klubi në fjalë është më i njohuri në vend, duke fituar 18 herë titullin kampion, përfshirë dy të fundit radhazi. Aty ka nisur karrierën si trajner edhe Çavi Hernandez, duke e drejtuar ekipin për dy vite, para se t’i bashkohej Barcelonës.
