Mër. Sht 26th, 2018

Manja dhe Shahini dhurojnë libra falas për fëmijët e Njësisë 11

TIRANË, 13 shtator . Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja së bashku me zv/ministren e Arsimit, Besa Shahini ishin sot pranë familjeve në Njësinë 11, ku dhuruan libra dhe mjete shkollore për fëmijët e ciklit fillor.

Manja u shpreh se ”nga rezultati i reformave, plot 190 mijë nxënës nga klasa e parë tek e katërta, do të marrin këtë vit shkollor librat falas.

Ndërsa deri në fund të mandatit synojmë të marrin të gjithë nxënësit e arsimit të detyruar.

Me vëmendjen tek qytetarët e Njësisë 11 dhe tek fëmijët e tyre vazhdojmë të mbështesim edukimin për projektin e madh të Shqipërisë që duam”. /m.z/e.caushi/

Kategori