Mër. Jan 23rd, 2019

MAQEDONI – Parlamenti pranon emrin ”Republika e Maqedonisë së Veriut”

SHKUP, 11 janar . – Deputetët maqedonas ranë sot dakort për të riemërtuar vendin e tyre ‘’Republika e Maqedonisë së Veriut’’, një votim historik që u mbyll me një shumicë prej dy të tretash, duke i hapur rrugën një zgjidhjeje të mosmarrëveshjes me Greqinë.

Topi tani është në fushën e Athinës pasi ndryshimi i emrit do të hyjë në fuqi vetëm kur deputetët grekë do të ratifikojnë nga ana e tyre marrëveshjen e arritur verën e kaluar mes kryeministrit Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Greqia në këmbim u angazhua të heqë veton e saj për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO si dhe në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian, të shtetit të vogël ballkanik me 2,1 milionë banorë. // v.b/

Kategori