Mër. Jan 23rd, 2019

Maqedonia e Veriut – Basha: Hap historik për konsolidimin e rajonit

TIRANË, 11 janar.- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi hap historik për konsolidimin e rajonit, votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë.

“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore. Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike”, thekson Basha.

Nga sot, Republika e Maqedonisë do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar me 81 vota pro ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut./k.s/e.caushi/

Kategori