Një lojtar tjetër i kombëtares shqiptare i është bashkuar grupit të menaxherit Fali Ramadani, i cili përfaqëson agjencinë LIAN Sports Group. Bëhet fjalë për mbrojtësin Marash Kumbullën.
Kompania në fjalë, në vitet e fundit, në mënyrë direkte apo indirekte, ka filluar të mbledhë një numër të madh futbollistësh shqiptarë nën ombrellën e saj, duke përfaqësuar tashmë shumë lojtarë të Kombëtares kuqezi, si dhe ata që aspirojnë të bëhen pjesë e saj.
Kështu, nën kontrollin e Ramadanit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë edhe emra si:
- Bajrami
- Ramadani
- Uzuni
- Berisha
- Pajaziti
- Armando Sadiku
- Binjakët Shpendi
- Luis Hasa
- Talenti Nuredini
Duhet shtuar se edhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo, prej një viti përfaqësohet nga “supermenaxheri”, i cili mori famë në arenën ndërkombëtare me transferimin e bujshëm të serbit Luka Jović te Real Madrid në vitin 2019.
