Marinsat USA në Lindjen e Mesme: A përgatitet Trump për luftë me Iranin?

Gati 2,500 marinsa amerikanë në Lindjen e Mesme: A mund të urdhërojë Trump një sulm tokësor ndaj Iranit?

Shtëpia e Bardhë i ka dhënë zyrtarisht përparësi diplomacisë për t’i dhënë fund luftës në Iran. Megjithatë, dislokimi i trupave amerikane në Lindjen e Mesme ngre pyetjen nëse Donald Trump po përgatitet për një sulm tokësor ndaj regjimit iranian, në rast se negociatat dështojnë, shkruan “The Guardian”.

Përafërsisht 2,500 marinarë dhe marinsa amerikanë kanë mbërritur tashmë në Lindjen e Mesme, ndërsa raportet dhe skenarët shtojnë shqetësimin nëse presidenti amerikan do të urdhërojë një sulm tokësor kundër Iranit.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), marinarët dhe marinsat amerikanë, të cilët ndodhen në bordin e anijes USS Tripoli (LHA 7), mbërritën në zonën e përgjegjësisë së CENTCOM më 27 mars.

“Anija sulmuese amfibe e klasit Amerika shërben si anija kryesore e Grupit të Gatishmërisë Amfibe të Njësisë së Ekspeditës Detare Tripoli/31, i cili përbëhet nga afërsisht 3,500 marinarë dhe marinsa, si dhe avionë transporti dhe luftarakë, automjete sulmuese amfibe dhe asete taktike,” thuhet në një postim të CENTCOM në platformën X.

Scroll to Top