Marjohëniet BE-SHBA: Evropa duhet t’i përshtatet realiteteve të reja

Marrëdhëniet Transatlantike: Mesazhi i Kallas – SHBA-të mbeten aleate, por Evropa duhet të përshtatet me realitete të reja.

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se Evropa nuk është më qendra kryesore e gravitetit të Uashingtonit dhe se ky ndryshim është strukturor, jo i përkohshëm.

Deklarata e saj u bë ndërsa udhëheqësit evropianë po përpiqen të përshtaten me qasjen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj marrëdhënieve transatlantike.

Duke folur në konferencën vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes, Kallas shtoi se ndërsa BE-ja ende kërkon lidhje të forta transatlantike dhe Shtetet e Bashkuara do të mbeten një aleate, Evropa duhet të përshtatet me realitetet e reja. Ajo theksoi gjithashtu se NATO duhet të bëhet më evropiane për të ruajtur forcën e saj.

“Rreziku i një kthimi të plotë në politikën e fuqisë shtrënguese, sferat e ndikimit dhe një botë ku fuqia bën të drejtën, është shumë real”, ka deklaruar Kallas.

Scroll to Top