Mër. Nën 21st, 2018

Marku: Drejtësia penale ka pësuar një reformim të thellë

TIRANË, 11 korrik /ATSH- I. Vata/ “Drejtësia penale ka pësuar një reformim të thellë”,  deklaroi sot Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Në fjalën e saj, Marku tha se “gjatë vitit 2017, drejtësia penale ka pësuar një reformim të thellë”.

“U morën masa për zbatimin e kërkesave për aktet n/ligjore për mirëfunksionimin e organit. Ka pasur debate profesionale mes prokurorëve dhe prioritet ka qenë garantimi i drejtësisë. Janë dorëzuar raporte për 26 subjekte rivlerësimi. Lufta kundër korrupsionit regjistron 12 procedime penale, 6 për zyrtarë të lartë dhe 6 prokurorë e gjyqtarë”, tha kryeprokurorja Marku.

Duke krahasuar rezultatet e vitit 2016 me vitin 2017, Marku tha se “Krimet e Rënda kanë kryer hetime pro aktive për 11 procedime penale”. “Ka pasur një rritje prej 69% për korrupsion në 2017, në krahasim me 2016. Për 2017 për korrupsion, prokuroria ka regjistruar 124 procedime penale. 3 procedime për zyrtarët e lartë vendorë, ndaj 2 në 2016. Për korrupsionin aktiv të gjyqtarëve, 4 të pandehur, ndërsa në 2016, 3 procedime. Në 2017 u dënua një gjyqtar i gjykatës së lartë”, tha Marku.

Marku theksoi se “hetimet nga prokuroria në 2017 nuk i përgjigjen perceptimit të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, tregon mungesë bashkëpunimi me agjencitë e tjera ligjzbatuese”. “Përsa i përket krimit të organizuar kërkon përgjigje të koordinuar. Po zhvillohen hetime për disa grupe kriminale. Nga 2017, 17 procedime për banda dhe organizata kriminale, 16 për grup të strukturuar, ndërsa në 2016, 17 për këtë vepër”.

Rezultate në luftën kundër drogës dhe pastrimit të parave

Lufta kundër drogës ka qenë efikase, theksoi Marku duke vijuar se “procedimet për prodhim droge janë rritur me 51.3%. procedimet për kultivim janë ulur me 76.7%, për trafik droge është rritur me 26.5%. Në luftën për pastrimin e parave janë rritur procedimet. Me prokuroritë e Barit, Anconës dhe Leces kemi bashkëpunuar për hetimet për trafik droge. Gjatë vitit 2017, 145 persona të kërkuar të arrestuar me qëllim ekstradimin. Gjatë 2017 u shpallën në kërkim 260 shtetas shqiptarë apo të huaj të dënuar, në 2016 ishin 377 persona”.

Rezualtate ka patur edhe përsa i përket veprave penale për fëmijë

“Prokuroria ka marrë dhe po merr masa për detyrimet e saj. Për veprat penale për fëmijet dhe familjes, 1469 procedime penale dhe 1105 janë dërguar për gjykim. Për dhunën në familje janë 89%, që zë peshën më të lartë. Në 2017 25 procedime penale për krimin në familje, në 2016 ka qenë 26 numri i procedimeve”, tha Prokurorja e Përgjithshme.

Paloka: Arta Marku nuk përfaqëson institucionin kushtetues

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriutpara ka nisur me debat ndërsa Prokurorja e Përgjithshme  Arta Marku, po raportonte në komision për analizën vjetore të institucionit.

Komisionit Ulsi Manja bëri prezantimin e Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, ndërsa deputeti i PD-së Edi pohoi se ju nuk përfaqësoni institucioni kushtetues sepse jeni zgjedhur me 69 vota.

Në fjalën e tij Paloka tha se e keni në zakonit tuaj që edhe në  gjëra kaq të zakonshme shkelni rregullore, por kur shkelni kushtetutën rregulloren se keni gje.

Me gjithëtë, tha Paloka ne jemi këtu për hirë të opinionit publike dhe të marrim përgjigjen e pyetjeve që prej kohësh pritet nga të gjithë.

“Me çfarë tagri e keni thirrur zonjën, sapo  përmendët titullin Prokuror i Përgjithshëm. Është një titull që nuk e ka zonja me gjithë dëshirën tuaj të madhe.Në institucionin e parlamentit, në komisionin e ligjeve thirren institucionet kushtetuese. Zonja nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën. Është zgjedhur në parlament me 69 vota, më pak edhe sesa Damian Gjiknuri. Prokurori i Pëgjithshëm zgjidhet me 84 vota dhe ai është institucion kushtetues dhe ka një arsye pse zgjidhet me 84 vota.

Megjithatë ajo e ka marrë deryrën dhe ne kemi ardhdhur të ngjoj raportimin por të bëjmë të qarta disa ceshtje që nuk kanë marrë snjë sqarim.

Pas raportimit ne do bëjmë pyetjet për të sqaruar të gjithë këto çështje që janë lënë në errësirë dhe që janë të gjitha të lidhurra me shkelje të ligjit, shkelje kushtetuese dhe me akte që këtë zonjën duhet ta kishin çuar përballë vetëvetes jo këtu ku është sot./m.m/

Lajme nga Vendi – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori