Reuters zbulon një plan sekret që mund t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme: Ja çfarë përmban Marrëveshja e Islamabadit
Një plan për t’i dhënë fund armiqësive mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, është propozuar, sipas një raportimi të Reuters, që citon burime anonime me njohuri për zhvillimet.
Sipas këtyre burimeve, marrëveshja kornizë është hartuar nga Pakistani dhe u është përcjellë gjatë natës palëve përkatëse.
Dokumenti parashikon një qasje dyfazore:
- Fillimisht, një armëpushim i menjëhershëm.
- Më pas, kalimi drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.
Plani, i quajtur përkohësisht “Marrëveshja e Islamabadit”, synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 15 deri në 20 ditëve. Ky hap cilësohet si kyç për stabilizimin e tregjeve globale të energjisë dhe transportit detar.
Burimet shtojnë se bisedimet përfundimtare pritet të zhvillohen drejtpërdrejt në Islamabad, megjithëse nuk ka ende konfirmim zyrtar nga palët e përfshira.
Sipas burimeve, Irani do të heqë dorë nga armët bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve dhe zhbllokimit të aseteve. Plani pritet të diskutohet të hënën.
